Inter i çmendur dhe dramtik, por zikaltërit fitojnë me Fiorentinën me 2 gola në minutat e fundit

27 Shtator 2020, 10:21

‘Pazza’ Inter mund të përkufizohet ndeshja e parë e zikaltërve në Seria A kundër Fiorentinës. Zikaltërit e Antonio Conte-s e kanë nisur me një fitore të çmendur 4-3 kur deri në minutën e 86 ishin duke humbur në San Siro. Por blerjet e reja nuk e lanë në baltë Interi-n, me kombinimin Sanchez, Hakimi dhe Lukaku që fillimisht barazuan 3-3, ndërsa në harkun e dy minutave Dambrosio do të vuloste fitoren dramtike me kokë.

Ndeshja nisi me violët që kaluan në avantazh shumë shpejt, ndërsa në fundin e pjesës së parë Lautaro barazoi me gol magjik. Në fraksionin e dytë të lojës një autogol i dha avatazhin zikaltërve, ndërsa Fiorentina përmbysi sërish në 2-3 falë Castovilli-t dhe Chiesa-s. Më pas pjesa e tjetër ishte histori.