Intervista e plotë, Ndoka i prerë në besë nga Basha: E prishi marrëveshjen në minutat e fundit

14 Prill 2021, 09:27

I prerë në “besë” nga kreu i PD Lulzim Basha, kreu i PDK Nard Ndoka në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se nëse kryedemokrati do ia kishte bërë të ditur më përpara strategjinë për ta vendosur të 8-in në listën e Shkodrës, ai tha se do të kishte garuar i vetëm në zgjedhje. Ndoka thotë se Basha e ka prishur marrëveshjen që kishte me PDK në mënyrë të njëanshme në minutat e fundit, por megjithatë shton se është në garë me një mision më të rëndësishëm sesa hatërmbetjet politike.

“Kjo është evidente skemi pse ta fshehim pakënaqësinë. Kjo është e qartë nuk është hera e parë që PD sillet ndryshe me Partinë Demokristiane, por kjo është e tejakaluar. S'kam arritur ti jap një shpjegim logjik dhe psikologjik. PD e prishi marrëveshjen mes nesh në mënyrë të njëanshme, por gjithsesi jemi në garë me një mision më të rëndësishëm sesa hatërmbetjet politike.