Investimet, Denaj: Presim rritje mbi 4%, në 2018 u hapën 742 kompani në fushën e teknologjisë

4 Tetor 2019, 18:12

Nën drejtimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Investimeve, ku kanë qenë në fokus pikërisht bizneset e huaja. Denaj ka theksuar në takim se me rregullimet e bëra në legjislacionin e investimeve, shteti synon të sjellë një klimë më të favorshme si për investimet vendase dhe të huaja, duke dhënë një efekt pozitiv në ekonominë evendit.

Përmirësimi i legjislacionit në fushën e investimeve përmes Ligjit të Unifikuar të Investimeve, do të sjellë një klimë më të favorshme si për investimet vendase dhe të huaja, duke dhënë një efekt pozitiv në ekonominë e vendit dhe kryesisht në, rrjedhën e kapitalit shtesë, transferim teknik dhe menaxherial të dijeve, krijim të vendeve të reja të punës duke përfshirë edhe rritje të kualifikimit profesional” tha Denaj.

    No videos found.