Ironia, Rama sheh filxhanin: Bahri Falliu... lek i madh Faro, Iliri dhe korani

16 Qershor 2019, 19:58

Gjatë takimit në Pogradec, Rama ka ironizuar sërish kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetin e zonës nga PD-ja, Klevis Balliu që tentoi që ti bllokonte rrugën. Rama nxori një filxhan para elektoratit dhe nisi “të lexojë fatin”, duke ironizuar.

"Këtu është zona e Bahri Falliut doja t'u tregoja me filxhan. I thotë, Faro shoh një peshk të madh, në formë F-je, edhe lek i madh Faro, lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K-ja këtu çfarë është? Koran? Joooo Faro i thotë, kjo K-ja është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky këtu? Po më ha lekët mua?

Dhe fallxhorja i thotë, jooo, ëëë… t’i ha Faro t’i ha, po shiko këtu si hapet rruga e gjolit dhe ja ku e ke, dhe del një 'I' që është Iliri dhe shikoje si e bën Iliri zjarr, zjarr, gjithë gjoli bëhet tigan dhe Klevisi bëhet Ministër Drejtësie. Në këtë situatë mirë është që të qeshim pak me këta, që janë për të qarë e për të qeshur, për ti qarë i qamë, tani është mirë të qeshim. Ishte e shkruar ta kalonim edhe këtë" tha Rama me ironi.