Ish myftiu i Tiranës në Report Tv: Nuk jam dakord të ndryshohet tradita e ceremonive mortore, por të shmangen grumbullimet në to

25 Nëntor 2020, 20:06

Grumbullimet me më shumë se 10 persona janë të ndaluar me ligj për frenimin e COVID-19 dhe këtu nuk bëjnë përjashtim ceremonitë dhe ritet fetare të cilat janë bërë edhe më të pazakonta për shkak të pandemisë. Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se nuk është e nevojshme që të ndryshohet traditat qindra vjeçare në ceremonive mortor, por të shmangen grumbullimet e panevojshme në takimit të familjarëve që sipas Gurrës nuk cenojnë as konceptin fetar dhe as atë shoqëror. Në një intervistë për Report Tv, ish-Myftiu Gurra tha se klerikët duhet të ndërgjegjësojnë besimtarët që disa grumbullime janë të panevojshme dhe se shmangia e takimeve pas varrosjes së të ndjerit shmang infektimin dhe se nuk cenon respektin ndaj tij apo familjarëve.