Ish- numri 2 i policisë Agron Kuliçaj pa maskë, efektivi i tërheq vëmendjen

15 Tetor 2020, 10:41 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 11:48:38

TIRANË- Ish- numri dy i policisë, Agron Kuliçaj është shfaqur ditën e sotme në rrugë pa maskë, edhe pse nga sot ka hyrë vendimi që e bën me detyrim mbajtjen e saj. Report tv sjell videon ku Kuliçajt i tërhiqet vëmendje nga polici i ishte në patrullim në kryeqytet.

Kuliçaj është një figurë e lidhur shumë ngushtë me PD-së dhe ish- kryeministrin Sali Berisha. Ai ka qenë fillimisht truprojë e tij dhe me bekimin e Berishës, u katapultua" në postin e zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.