Ish-ambasadori i OSBE thirrje opozitës: Mos punoni vetëm për vete, por për Shqipërinë

21 Maj 2019, 21:45 | Përditesimi i fundit: 2019-05-21 21:46:33

sh-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i bën thirrje opozitës të mos punojë vetëm për vete por në interes të vendit, pasi protestat e tyre po dëmtojnë procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Këto deklarata Bosch  i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit Gramoz  Ruçi, kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe kryetaren e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari  të cilët ndodhen në Holandë në një vizitë tre ditore në Hagë, me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro vendit tonë për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Gazetarja e Report TV Esiona Konomi, raporton se Robert Borch tha për Report TV pas takimit se Holanda duhet t'i njohë Shqipërisë meritat dhe se Shqipëria plotëson kushtet por vlerësoi në Holandë se nga Shqipëria kanë ardhur sinjale negative pas protestave të fundit.