Ish-deputetja e LSI: 30 qershori ditë normale, për plazh ose pushim...zgjedhje nuk ka

25 Qershor 2019, 21:48

Opozita, ndonëse Kolegji Zgjedhor ka legjitimuar 30 qershorin si datë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale, vijon të këmbëngulë në një skenar që zgjedhje s'do ketë. E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv se çfarë do të ndodhë në 30 qershor, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho është së do të jetë një ditë krejtësisht normale, si gjithë të tjera, ku vetëm zgjedhje s'do ketë.

"Disa mund të shkojnë në plazh, një ditë normale, për sa kohë që kemi një dekret të ri nga Meta. Është i detyrushëm nga të gjithë. Kolegji zgjedhor nuk e ka bërë nul dekretin e Metës, e bën vetëm Gjykata Kushtetuese", tha ajo në studion e Report Tv.