Ish-futbollisti i Kombëtares: Luka dhe Ademi përgjegjës për shkatërrimin e Vllaznisë

9 Shtator 2019, 20:21

Duke komentuar situatën aktuale dhe krizën tek klubi i Vllaznin, ish-futbollisti i Kombëtares Rudi Vata ka deklaruar se klubi është shkatërruar nga politika.

Sipas Vatës, përgjegjësit kryesor për shkatërrimin e këtij klubi janë dy kryebashkiakët e fundit të Shkodrës, duke iu referuar Lorenc Lukës dhe Voltana Ademit. Sipas tij këta dy kryebashkiakë kanë favorizuar persona që nuk kanë lidhje me futbollin për të punuar me Vllazninë.

"Politika ka shkatërruar Vllaznin. Kanë punuar njerëz negativ dhe që e kanë shfrytëzuar. E kanë mjelë deri në fund. Lloj lloj njeriu pa patur lidhje me futbollin. është djali i filanit dhe u fusnin.  E ata dy kryetarët e fundit të Bashkisë janë përgjegjësit e shkatërrimit të Vllaznisë. Ato njerëz që ka ra në dorë kurrë nuk kanë pas një sukses. prandaj ka përfunduar në ato nivele. Vllaznia deri sa të hiqen interesat është e vështirë të ngrihet." ka thënë ndër të tjera Rudi Vata.