Ish-kreu i Legalitetit: Rama sot duhet të jetë i lumtur! Franca e mbështeti

18 Tetor 2019, 22:05

Ish-kryetari i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit, Sulejman Gjana në një lidhje nga Brukseli për emisionin 'Pa Protokoll' tha se Franca i bëri nderë Edi Ramës, që nuk e ndau Shqipërinë nga Maqedonia për vendimin, pasi sipas tij për Shkupin nuk kishte kritika të forta.

"Personi më i lumtur sot duhet të jetë Rama, pasi Franca e mbështeti. Brenda BE-së nuk ka ekzistuar unanimitet për zgjerimin. Franca arriti që të bashkojë qëndrimin e BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi për këtë të fundit sot do të ishin hapur negociatat. E konsideroj qëndrimin francez si mbështetje ndaj kryeministrit shqiptar pavarësisht arsyeve të brendshme që mund të ketë Franca apo reformimit të BE-së. Për Maqedoninë asnjë shtet nuk kishte rezerva. Franca i dha një ndihmë, mbështetje direkte apo indirekte kryeministrit shqiptar" tha ai.

    No videos found.