Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla paraqitet për herë të parë në Gjykatë

16 Prill 2021, 11:05 | Përditesimi i fundit: 2021-04-16 11:23:07

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur për herë të parë pranë Gjykatës së Krimeve të rënda, pasi sot pritet që të zhvillohet seanca e mbrojtjes ndaj tij.

Ndërkohë një detaj që vihet re, teksa ish-kryeprokurori futet brenda ambienteve të gjykatës, roja tek dera e përshëndet në mënyrë simbolike me një gjest ushtarak.