Ishmi del nga shtrati, dhjetëra hektarë nën ujë në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj!

25 Janar 2021, 08:25 | Përditesimi i fundit: 2021-01-25 08:26:30

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problematika në disa zona. Report Tv mëson se ka dalë nga shtrati lumi Ishëm e për pasojë dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj. Siç raporton gazetari Julian Shota, niveli i uji është më i lartë se i 2 javëve më parë ku u raportuan përmbytjet e mëdha.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq është shtyrë nisja e trageteve nga Bari në portin e Durrësit dhe anasjelltas.