Ish-ministri socialist: S'po kapet asnjë peshkaqen, po presim SPAK-un

18 Tetor 2019, 21:50

Ish-ministri socialist Marko Bello thotë se ne e duam Europën vetëm kur na intereson. "Shqiptarët e dinë kush është fajtori. Edhe shumica edhe opozita nuk realizuan dialogun politik, jemi shumë larg. Duhet t'i jemi mirënjohës Europës edhe kaq sa na duron.  Ne e duam Europën vetëm kur na intereson ne. Nuk kapet asnjë peshkaqen këtu, presim ta bëjë Amerika me SPAK-un. Qeveria ka përgjegjësinë kryesore. Franca ka edhe problemet e veta të brendshme" tha ai.

  •