Ishte me bashkëshorten, sulmohet arbitri i finales së Europa League! Tifozët e Romës 'fluturojnë' karriget kokës

2 Qershor 2023, 10:26

 Arbitri anglez i finales së Europa League, Anthony Taylor është sulmuar në aeroport nga tifozë të Romës, të cilëve duket se nuk u ka pëlqyer aspak mënyra se si ai drejtoi finalen e humbur nga ekipi i tyre kundër Sevilla-s.

Anglezi ishte së bashku me bashkëshorten në aeroport, teka italianët "i zunë pusinë" dhe e kanë sulmuar me fjalë ofenduese dhe sende të forta. Veç shisheve të ujit, në drejtim të trajnerit ka "fluturuar" edhe një karrige.