Iu dogj televizori pasi i ikën dritat, qytetari bën gjestin e pazakontë para bashkisë së Gramshit

4 Shkurt 2021, 19:26 | Përditesimi i fundit: 2021-02-04 19:31:22

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gramsh. Një qytetar ka marrë televizorin e shtëpisë dhe e ka bërë copë-copë para bashkisë së qytetit, pasi iu dogj si pasojë e tensionit të lartë të energjisë elektrike.

Qytetari i revoltuar ka marrë një sëpatë dhe ka dalë në sheshin para bashkisë së këtij qytetit dhe ka thyer televizorin duke e goditur me forcë.

Ju që fikni atë panelin e dritave, kush do ti paguaj elektroshtëpiaket tona. Hajde paguajeni, se më janë djegur dy copë nga 600 mijë lekë deri tani.'- dëgjohet të shprehet i revoltuar qytetari.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në qendër të këtij qyteti dhe qytetari që ka bërë gjestin e pazakontë në formë revolte është identifikuar si Dari Tabaku.