Iu gjet kokainë dhe një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari në Shijak

20 Shtator 2021, 09:34 | Përditesimi i fundit: 2021-09-20 13:37:40

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Shijak, pasi u kap me kokainë dhe armë zjarri. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se arrestimi i të riut Eraldo Vora, banues në Sallmone, u bë si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar pikërisht me emrin "Sallmone" të Forcave Operacionale dhe strukturave të Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak.