Jahti me flamur slloven gjendet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, nisin hetimet

17 Tetor 2020, 21:53 | Përditesimi i fundit: 2020-10-17 21:54:19

Në afërsi të Shëngjinit është gjetur një jaht i braktisur me flamur slloven. Jahti është gjetur nga policia kufitare duke lundruar në ujërat në afërsi të Shëngjinit dhe po sillet drejt portit për t'u ankoruar.

Jahti i braktisur është konstatuar prej dy ditësh në afërsi të Ishmit dhe është mbajtur nën vëzhgim nga policia kufitare. Sipas burimeve nuk është gjetur asnjë dokument në mjetin lundrues.