Jastëkët e çarçafët, si ndikojnë në shëndetin e lëkurës tonë

17 Prill 2021, 14:56

TIRANË- Në një intervistë për emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv dermatologia Eva Jorgaqi foli për një temë e cila shpeshherë na vendos të gjithëve në dilemë, sa shpesh duhen ndërruar çarçafët, jastëkët dhe peshqirët si dhe mite të ndryshme për pastrimin e lëkurës:

“Pacientët që kanë probleme me lëkurën ne i këshillojmë edhe vënien e garzave ditore sipër jastëkut në mënyrë që të përthithet gjithë ajo yndyra e flokëve dhe fytyrës dhe është më shpejtë ndërrimi dhe larja. Lëkura e padukshme bie  mbi krevat çdo ditë dhe konsiderohet një numër 6 qind mijë qelizash, kështu që duhet pastruar minimumi një herë në javë, çarçafët, jastëkët duhen hequr nga krevati, duhen ndërruar, duhen larë, dhe duhet pasur dhe kujdes me detersivët që pastrohen që mos të krijojnë alergji sepse shumë persona janë alergjik”

“Edhe tek peshqirët duhet të kemi kujdes sepse përdoren disa herë gjatë ditës, është mirë që peshqirët të ndërrohen njëherë në dy ditë, pastaj në raste të veçanta kur një person është në shtëpi gjatë ditës pastrohet, duhet pastruar më shpesh” u shpreh ajo.