'Jeni mikpritës për ne'! Presidenti i Izraelit: Do të vij në Shqipëri! Meta uron homologen greke: Zgjedhje historike

22 Janar 2020, 17:40 | Përditesimi i fundit: 2020-01-22 17:40:45

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim nga homologu i tij Reuven Rivlin. “Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi ku numri i hebrenjve jo vetëm u shumëfishua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjë prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve" tha Meta. Presidenti Rivlin nënvizoi se “shembulli i popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve përbën një model unik për të gjithë botën”.

Ne do të jemi bashkë, edhe në përpjekjet për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe fondamentalizmi fetar” tha Meta. Presidenti Meta inkurajoi rritjen e investimeve izraelite në vendin tonë. “Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Izraeli rreth përdorimit të teknologjisë, për të nxitur zhvillimin ekonomik. Në të njëjtën kohë, edhe ne kemi shumë për t’iu ofruar investitorëve, si dhe turistëve izraelitë që duan të vizitojnë vijën tonë të mrekullueshme të bregdetit, malet tona të larta dhe vendet tona historike” theksoi Presidenti Meta.