Jepnin leje ndërtimi kundrejt rryshfetit, GJKKO arrest me burg 2 inspektorëve të arrestuar në Kamëz

24 Janar 2021, 13:32

Një ditë pas konfirmimit nga gjykata, GJKKO u ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryeinspektorin Dritan Nikolli dhe inspektorin Ermal Baci.

Ata u arrestuan një ditë më parë në Kamëz pasi jepnin leje ndërtimi kundrejt një fitimi.

Dy të pandehurit nuk kanë folur asnjë fjalë përpara gjykatës, por sipas SPAK dyshohet se ata merrnin nga subjektet me shumën e 1-3 mijë euro.

Mësohet se ka qenë denoncimi i një qytetari që ka vënë në lëvizje strukturat shtetërore deri në arrestimin e dy inspektorëve.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, Nikolli dhe Baçi janë lënë nga GJKKO në masën e sigurisë "Arrest në burg". Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi konstatonin qytetarë duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkonin para në këmbim të mosndëshkimit.