Jo nga oxhaku! Në Lezhë, Babagjyshi shëtit qytetin me slitë me kalë, shpërndan dhurata për fëmijët

24 Dhjetor 2022, 16:49 | Përditesimi i fundit: 2022-12-24 20:52:54

Babagjyshi për fëmijët në Lezhë, nuk ka shkuar shtëpi më shtëpi nëpërmjet oxhakut, por me slitën e tij të tërhequr nga kuajt për të shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët e qytetit. Kjo është një nismë personale e dy qytetarëve të Lezhës, njëri i veshur si Babagjys e drejti që drejton “slitën”.