Jo vetëm stacion ‘migrimi’ / Flamingot folezojnë në Nartë! ‘Kolonia e flamingove e rrezikuar nga pakujdesia njerëzore’

9 Qershor, 21:01 | Përditesimi: 9 Qershor, 21:01

Folezimi për herë të parë i flamingove në Lagunën e Nartës është një ngjarje e rëndësishme për biodiversitetin, që tregon se zona po kthehet në një habitat të qëndrueshëm për këtë specie. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ndërhyrjet njerëzore, si dronët dhe fluturimet pranë aeroportit, rrezikojnë seriozisht largimin e kolonisë dhe braktisjen e vezëve.

I.M/Shqiptarja.com