‘Ju nuk jeni vetëm’, infermierja kanadeze këndon për të bërë të lumtur pacientin me COVID në intubim

2 Maj 2021, 08:37 | Përditesimi i fundit: 2021-05-02 08:39:08

KANADA- Muzika nuk e shëron COVID-19 por edhe në situatat më të vështira është shoqëruesi më i mirë i emocioneve dhe ndjenjave tona.

Me “armë” kitarën e saj, një infermiere nga Otava, në Kanada i ka kënduar një pacienti me COVID-19 në intubim, për ta bërë sado pak të lumtur në një ditë të vështirë.

“Ju nuk jeni vetëm...”, përsëritej në këngën e infermieres, teksa qëndronte jashtë dhomës së pacientit dhe këndonte me pastërti përmes maskës së saj anti-COVID.

Videoja e këtij momenti prekës infermier-pacientë po bën xhiron e botës!