Juventus kalon Spal, në gjysmëfinale derbi me Interin! Gjimshiti dhe Muriqi tundin rrjetat, por Atalanta kalon më tej

28 Janar 2021, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2021-01-28 14:01:41

Juventus ka prerë një biletë të pritshme për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë pasi ka mposhtur pa shumë vështirësi në çerekfinale me rezultatin 4-0 Spal-in. Në Allianz Stadium bardhezinjtë zhbllokuan me një penallti të realizuar nga Morata, ndërsa më pas finalizuan me radhë Fabrota, Kulusevski dhe Chiesa.

Në fazën gjysmëfinale, që është e vetmja me sistem vajtje-ardhje, Juventusi do të ndeshet me Interin në atë që quhet derbi i Italisë. Ndeshja e parë do të jetë me 3 shkurt, ndërsa e kthimit një javë më pas, me datë 10.

Ndërkohë për në fazën gjysmëfinale ka prerë një biletë edhe Atalanta e cila mposhti 3-2 Lazio-n. Në Bergamo rezultatin do ta zhbllokonte Gjimshiti, ndërsa shqiptari tjetër i Lazio-s Muriqi do të barazonte përkohësisht para se Acerbi të përmbyste shifrat.

Mirëpo Atalanta nuk u dorëzua dhe falë golave të Malinovski-t dhe Miranchuk kaloi në gjysmëfinale, atje ku do të përballet me fituesin e çiftit Napoli-Specia.

Ndërkohë në Premier League, për llogari të javës së 20, Manchester United ka hedhur një hap fals në luftën për titull kampion. ‘Djajtë’ janë mposhtur 1-2 nga Shefield United në ‘Old Traford’, ndërsa edhe Everton ka ngecur në barazim 1-1 kundër Leicester. Aktualisht vendi i parë në Premier League mbahet nga Manchester City me 41 pikë dhe një ndeshje më pak se rivalët.