Juventus rikthehet te fitoret, Bayern kap sërish vendin e parë. Tottenham merr tre pikë me 'zemër në dorë'

16 Shkurt 2020, 19:18

Juventus ka lënë pas zhgënjimin e një javë me parë kundër Verona-s pasi këtë të dielë ia ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 2-0 kundër Brescia-s për javën e 24 të Seria A. Në këtë 90 minutësh në Allianz Stadium kampionët në fuqi të Italisë gjetën rrugën e rrjetës në të dy fraksionet e lojës.

Fillimisht ishte Paolo Dybala që në minutën e 38 realizoi një gol mbresëlënës me goditje dënimi, duke zhbllokuar rezultatin pak sekonda pasi ekipi mik ishte ndëshkuar me karton të kuq. Në pjesën e dytë Brescia ishte e pafuqishme për të reguar, një situata që u shfrytëzua nga Juventusi për t’i dhënë goditjen fatale me Cuadrado-n.