'Ka ngacmime seksuale', aktorja pranon hapur në 'Rreze Dielli' çfarë ndodh në teatër

6 Shtator 2019, 13:56

Është shprehur hapur dhe pa doreza : “Po ka ngacmime seksuale”, tha mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv aktorja Alesia Xhemalaj. Ajo u tregua e sinqertë jo vetëm për historitë e saj personale, por edhe për atë se çfarë sheh rreth e rrotull. Pyetjes së moderatorit Alban Musa, nëse skandalet e ngacmimeve seksuale që janë përhapur në kinematografinë botërore gjejnë vend edhe në Shqipëri, Alesia është përgjigjur në këtë mënyrë:

"Mos e diskuto është e pamundur, është e vërtetë që ndodh jo vetëm në teatër. Ka ngacmime seksuale. Përsa më përket mua, ka pasur vetëm diçka të lehtë. Kam përshtypjen që njeriu gjen ku bën. Nëse ti vë barrier njeriu nuk mund ta kalojë cakun, po e kaloi pastaj bëhet problem.",- tha Xhemalaj në studio

Duke vazhduar bisedën, moderatorja Suada Daci ka shtuar më tej, duke e pyetur aktoren për faktin nëse do të linte një rol për shkak të ngacmimeve, por ajo e ka mohuar.

"Do ta braktiste regjisori,  unë jo",- ka thënë Xhemalaj.