Kabineti i Biden, Anthony Blinken pritet të emërohet Sekretar amerikan i Shtetit

23 Nëntor 2020, 15:21

Presidenti i zgjedhur amerikan më 24 nëntor do të publikojë emrat e parë në kabinetin e tij, edhe pse presidenti Donald Trump nuk ka pranuar ende humbjen.

Një ndër emrat më të lakuar në mediat amerikanë është është ai i Anthony Blinken, të cilin  Biden si Sekretar Shteti.

Nëse nominohet dhe konfirmohet nga Senati, Blinken do të ketë detyrë krijimin e një qasje të re të diplomacisë amerikane dhe bashkëpunimit global, pas katër vjetëve të politikës “Amerika e Para” e presidentit aktual, Donald Trump, e cila është përcjellë me ndasi në institucionet ndërkombëtare dhe përplasje me aleatët dhe konkurrentët.

Blinken ka shërbyer si zëvendës sekretari i shtetit dhe zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar gjatë administratës së Obamës dhe  këshilltar për politikën e jashtme për një kohë të gjatë.

Ndëkohë që Jake Sullivan, ndihmës i ngushtë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, pritet të emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare .

Emërimi i Blinkenit, që është raportuar fillimisht nga Bloomberg dhe më vonë është konfirmuar edhe nga media tjera, vjen teksa Biden vazhdon të zgjerojë administratën e tij, pavarësisht tentimeve të Trumpit për të përmbysur rezultatin zgjedhor.

Ish-nënpresidenti amerikan është zotuar se do të nisë presidencën më 20 janar, teksa kombi amerikan përballet me pandeminë dhe krizën ekonomike e shkaktuar nga ajo.

Me Blinkenin në krye të diplomacisë amerikane, administata Biden do të synojë të shmangë përshkallëzimin e tensioneve me Iranin, të rindërtojë marrëdhëniet me aleatët dhe të menaxhojë marrëdhëniet tejet të tensionuara me Kinën.

Kategori të tjera