Kakavijë, Gjirokastër - Ministri Lleshaj takon forcat operacionale të FRONTEX

19 Tetor 2019, 13:24

"Që prej majit të këtij viti ka filluar në terren operacioni i përbashkët mes FRONTEX dhe Policisë Shqiptare, i cili synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë, me synimin e parandalimit, pengimit, kontrollit të migracionit të paligjshëm, i cili kalon përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera. Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet jashtë BE. Është një mision shumë i rëndësishëm, së pari për të penguar migracionin e paligjshëm, e dyta dhe ky është një tjetër aspekt i rëndësishëm, ka të bëjë me faktin që prej këtij operacioni ne synojmë të përfitojmë eksperiencë, të përfitojmë kontakte, të përfitojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policive të tjera, pjesë e FRONTEX. Është kënaqësi e madhe të konstatosh se oficerë nga shumë vende të Europës kryejnë shërbim së bashku me oficerë tanë të Policisë për kontrollin e kufirit tonë. Gjatë këtij kontrolli zhvillohet një dinamikë shumë interesante marrëdhëniesh, prej të cilave Policia Shqiptare përfiton shumë", nënvizoi ministri i Brendshëm.