Kallmi, plazhi 'i fshehtë' i Durrësit, prej vitesh pa rrugë

2 Korrik 2022, 17:38

Vetëm pak km kilometra nga qendra e Durrësit, pasi përshkon zonën e Currilave, ndodhet i vetmi plazh shkëmbor në Durrës, ai i Kallmit. Vitet e fundit janë ndërtuar hotele e restorante të shumta, në gjithë vijën bregdetare janë vendosur shezlongë duke mos lënë hapësirë për plazh publik.