Kaloi mes për mes urës së Golemit, automjeti përplasën për vdekje 38 vjeçaren nga Berati

16 Korrik, 10:33

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Kavajë tek Ura e Golemit. Vitikma është Brunilda Shuti, 38-vjeç.

Gazetari i Report tv Artur Korriku raporton se viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marra sapo është futur në ambulancë.

Ngjarja ka ndodhur në mesin e Urës së mbikalimit në Golem. Katër persona i kanë ndërprerë rrugën automjetit që ka shkaktuar aksidentin pasi kanë zbritur nga autobusi që vinte nga Berati.

Ata kanë zbritur nga autobusi dhe kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të rrugës ku ndodhet edhe plazhi.

Kategori të tjera