Kamëz/Lejonin ndërtimet pa leje kundrejt ryshfetit, pas 6 muajve hetime nga SPAK arrestohen Kryeinspektori dhe një inspektor i Mbrojtjes së Territorit

23 Janar 2021, 12:13

Në Kamëz janë vënë në pranga dy punonjësit e Inspektoratit vendor të Mbrojtjes së Territorit pas hetimeve të SPAK. Janë arrestuar Kryeinspektori Dritan Nikolli, 47 vjeç, dhe inspektori Ermal Baci, 36 vjeç.

Policia e Tiranës njofton se operacioni është kryer nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.