Kampusi i ri Universitar, Ministrja e Kulturës: Nëse duam art, duhet të investojmë për të

17 Korrik 2019, 20:05

Ministrja e Kulturës Elva Malgariti foli për projektet e realizuara për studentët të cilat siç tha ajo kanë ardhur nën frymën e bashkëpunimit.

"Ta filloj pikërisht nga kjo biseda e fundit. Energjia është ajo që na bën bashkë. Jemi këtu për të vijuar ëndrrën e studentëve e cila nisi pikërisht përmes protestës. Kur kam ardhur në Akademinë e Arteve kërkesa e parë ishte për sallën e koncerteve. Kur e pashë nga afër sallën u emocionova dhe u bëra shpresëplotë për ta realizuar. Pak javë më parë firmosëm për projektin e sallës. ka nevojë të bëjmë art por edhe të investojmë për artin. Ja dolëm të kishim një program të plotë me të gjitha funksionet bazike dhe jo bazike. Kjo energji u përcoll më tej", tha Margariti.