Kandidatët për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit nesër 4 orë në makinën e së vërtetës

17 Shkurt 2020, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2020-02-17 16:29:52

TIRANE-Nesër deri ditën e premte do të zhvillohet faza e testimit me makinën e së vërtetës (poligrafin) për 8 të kualifikuarit për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Seancat do të zhvillohen pranë SHÇBA-së tek ministria e Brendshme dhe do të zgjasin nga 2 deri në 4 orë për cdo kandidat. Testimi mbyllet të premten dhe më pas SPAK-u do të përzgjedhë një nga tetë garuesit për t'ia përcjellë KLP-së për ta emëruar kreun e ri të BKH-së. Sipas ligjit kreun e BKH-së e zgjedh Këshilli i Lartë i prokurorisë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.