Kandidatja ja thotë 'defektin' në sy Ramës: Jam vajza e një prokurori! Jeni pak arrogant

28 Shkurt 2021, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2021-02-28 13:19:22

Albana Hana, një prej kandidateve të prezantuara nga kryeministri Rama ditën e sotme, e pyetur mbi defektin e kreut të PS-së, ajo foli shumë drejtëpërdrejtë.

Ajo i tha kryeministrit Rama se është arrogant ndërsa ai iu përgjigj që ajo që etikohet si e tillë, është drejtëpërdrejtësia.

"Unë jam vajza e një prokurori të nderuar që s'jeton më, është ndarë nga jeta. Emri i atij është emri im. Do mundohem të çoj sa më lartë emrin e tij. Unë kam vënë re në marrëdhëniet me komunitetin ku jetoj, PS është e ndjeshme ndaj fëmijëve planprishës. Duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të jetë më pranë atyre që nuk e kanë tradhëtuar. " - tha

 

"Çfarë sheh një defekt që kam unë. Ke 5 sekonda kohë për ta thënë" - tha Rama.

 

"Jeni pak arrogant" - tha Hana.

 

"E the butë. Mbase jam. Unë mendoj që mua më etiketohet arrogancë, është drejtpërdrejtësia. Bindjet nuk janë gjithmonë të drejta në një debat. Unë preferoj t'i mbroj bindjet e mia. Nëse jam gabim, unë tërhqiem dhe kërkoj falje" - tha Rama.