Kapen rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, u mbajt nën vëzhgim! Ndalohen shoferi e menaxheri i firmës, Report Tv zbardh itinerarin

13 Korrik 2021, 14:52 | Përditesimi i fundit: 2021-07-13 16:42:33

Një sasi kokaine prej rreth 11 kg e 650 gram është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit, ku edhe u gjet më pas e fshehur droga. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit që shkoi të tërhiqte kontejnerin si dhe menaxherin e firmës shqiptare që e kishte porositur.