Kapllanaj në Report Tv: Do pastrojmë PD nga mbeturinat! Berisha komunist i lidhur me kultin e individit, të ndahemi përfundimisht! Gjikondi: Ai krijoi përçarje në parti

24 Dhjetor 2021, 15:30

Në një kohë ku në PD po zhvillohet lufta më e egër dhe përçarëse në 31 vite demokraci mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, anëtari i Kryesisë së PD, Agron Kapllanaj tha se këto tensione treguan më së miri se sa e nevojshme ishte që partia të pastrohej nga  mbeturinat e komunizmit dhe ato pak persona që u interesojnë vetëm karriget dhe jo partia dhe kauza e saj ndaj qytetarëve. Edhe aktivistja Brizida Gjikondi tha se Berisha arriti të krijojë çarje të mëdha në PD.