Karantinë e dytë? Bizneset për Report Tv: Do na falimentojë, situata s’ka qenë asnjëherë më keq, shitjet online e pamundur për të moshuarit

23 Nëntor 2020, 17:37

Masat e pjesshme kufizuese për të frenuar përhapjen e COVID-19 janë rikthyer, por bizneset i tremben një mbyllje të dytë. Gjatë vëzhgimit nga Report TV tregtarët thonë se një tjetër karantinë do i falimentonte. Sipas tyre shitjet janë në minimum, dhe as ulja e çmimeve nuk i ka tërhequr klientët.