'Karma' bën të sajën edhe për Altin Goxhajn! Infektohet me COVID avokati që qeshte me policët

28 Dhjetor 2020, 10:37

Ka qenë një prej kundërshtuesve më të mëdhenj të mbajtjes së maskës dhë një protagonistëve të protestave të bëra kundër vendimit për masat e Qeverisë.

Edhe pse prej muajsh ka propaganduar se koronavirusi nuk ekziston 'karma' ka bërë të sajën për Altin Goxhajn, i cili është infektuar nga COVID.

Përmes një postimi në Facebook Goxhaj, i cili është i njohur edhe për përplasjet me policinë, është ankuar për 'mallkimet' e qytetarëve të cilët i kujtonin kohën kur propagandonte në rrugët e Tiranës se maska mbrojtëse nuk duhet mbajtur apo edhe se pandemia nuk ekziston.

“Mirmjes. Një natë e lodhshme prej temperaturës, pastaj lexoj një tufë mallkimesh dhe vreri të kryqëzuar nga freshistë dhe luldhimsa..

Vreri i tyre ndaj meje më kujton letërsinë e realizmit socialist për urrejtjen ndaj “armikut të kllasës” Një mender i ndarë në 2 pjesë janë që po bëjnë prova gjenerale për bashkëqeverisje“, thotë Goxhaj.