Kavajë, delfinët vizitojnë bregdetin në Qerret

21 Korrik, 21:27 | Përditesimi i fundit: 2019-07-21 21:31:00

KAVAJË- Disa delfinë janë shfaqur ditën e sotme në plazhin e Qerretit në Kavajë. Ata kanë tërhequr vëmendjen e turistëve. Kjo është një ndodhi e rrallë në bregdetin tonë.

Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla.

Rreth një muaj më parë delfinët vizituan bregdetin e Qeparoit duke dhuruar spektakël për pushuesit.

Kategori të tjera