KE raport për situatën ekonomike në Shqipëri: U godit lehtë nga COVID! Rindërtimi e turizmi frenuan recesionin e fortë

1 Maj, 16:36

Përkundër të gjitha parashikimeve të bëra në nisje të pandemisë, rënia ekonomike e Shqipërisë ishte ndër më të ulëtat në rajon. Ky fakt tashmë konfirmohet edhe nga një raport i Komisionit Evropian i dedikuar situatës ekonomike të vende kandidate për në Bashkimin Evropian.

Sipas analizës recesioni në Shqipëri ishte në nivelin e 3.3%, duke u renditur e dyta ndër vendet fqinje, pas Serbisë e cila pësoi një rënie në nivelin 1%. Ndër vendet me rënien më të lartë renditet Mali i Zi me 15.2% që ngjason me strukturën ekonomike të Shqipërisë e cila është e bazuar tek sektori i shërbimeve dhe turizmi. Më pas është Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina me -4.5% dhe Kosova me -3.9%.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha