Keidi Bare firmos për 4 vite me Espanyol: Shumë i lumtur për aventurën e re

23 Shtator 2020, 12:50

Mesfushori i Kombëtares Keidi Bare është zyrtarisht një futbollist i Espanyol. 23 vjeçari ka firmosur kontratën 4-vjeçare me ekipin e njohur nga Barcelona që këtë sezon luan në La Liga 2 pra në kategorinë e dytë në Spanjë.

Futbollisti i Kombëtares një nga lojtarët më të rëndësishëm edhe për trajnerin Edy Reja largohet nga Malaga dhe firmos për Espanyol një ekip që e kërkoi me ngulm gjatë muajve të fundit.

Keidi Bare kërkohej edhe nga skuadra të tjera por vendosi të firmoste me një klub historik. Futbollisti është prezantuar nga Espanyol dhe është shprehur shumë i lumtur për aventurën e re duke vlerësuar historinë e Espanyol dhe tifozët e skuadrës.

Objektivi i Bares dhe i Espanyol është rikthimi i menjëhershëm në La Liga./ Përgatiti Andi Kapxhiu