Kek me karrotë dhe portokall nga zonja Vjollca

22 Qershor 2021, 11:22

Kek me karrotë dhe portokall

Përbërësit:

 4 kokrr vezë

 200 gr sheqer

 3 lugë çaji lëkurë portokalli

lëngu I 1 portokalli

100 ml vaj vegjetal

250-300 gr miell

1 1/2 lugë çaj pluhur pjekës

 1 lugë kafe sodë buke

kripë

350 gr karrota

100 gr rrush të zi

Përgatitja:

 Fillimisht bashkojmë produktet e thata, miell, pluhur pjekës, sodë buke, pak kripë të gjithë këto përbërësit I përzijemë dhe I lëmë mënjanë. Pastrojmë karrotat dhe I grimë ato në grirësen e qepës. Në një tas përziejmë vezët, sheqerin dhe I rrahim sëbashku deri sa sheqeri të shkrijë, lëkurën e portokallit, lëngun e portokallit, vaj dhe I përziejmë mirë. Shtojmë miellin pak nga pak deri sa të formohet një brum I lidhur dhe homogjen, karrotat, rrushin e thatë dhe vazhdojmë përzierjen. Në një tepsi me diametër 20 cm dhe lartësi 6 cm shtojmë poshtë një letër pjekje dhe më pas nivelojmë brumin. E vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 170 gradë Celsius për 1 orë e 10 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë bëjmë provën e stikadentit. E lëmë kekun të ftohet dhe e pudrosim me sheqerin pluhur.