Kek me shalqi
Përbërësit:
- 1 kg shalqi
- 100 gr sheqer
- 150 gr mjaltë
- 300 gr miell që fryhet vetë
- 100 ml vaj ulliri
- 1 lugë gjelle kanellë
- 1 vanilje
- 100 gr rrush të thatë të zinj
- 100 gr susam i bardhë
Përgatitja:
Presim shalqirin në copa dhe i heqim farat. E vendosim në një kullesë dhe e lëmë pak që të kullojë lëngun. Më pas e hedhim në një tas dhe shtojmë: sheqerin, mjaltin, miellin, kanellën dhe vaniljen. Në fund shtojmë gjysmën e vajit të ullirit dhe i përziejmë mirë me duar derisa masa të bëhet homogjene. Në një tavë hedhim vajin e mbetur dhe e spërkasim gjithë sipërfaqen me gjysmën e susamit. Shtrojmë masën në tavë në mënyrë të njëtrajtshme dhe sipër vendosim disa kubikë shalqiri dhe pak fara susami. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 45 minuta. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet plotësisht, pastaj e presim në copa dhe e shërbejmë.




















