Kekatos, fituesi i Palmës së artë shfaq filmat e tij në vilën e Enver Hoxhës

19 Gusht, 18:25

Raftet dhe mobiliet, sot dalë mode, sixhadetë dhe orenditë, janë ende atje në vilën më të famshme të Bllokut në diktaturë. E konservuar në kohë dhe hapësirë, prej pothuaj tridhjetë vitesh, vila e ish-diktatorit qëndron e paprekur. Ndaj Vasilis Kekatos, fituesi i Palmës së Artë në festivalin e filmit në Kanë, ishte sot në një konferencë për mediat në Vilën e diktatorit Enver Hoxha

Kekatos u vlerësua, sepse xhiroi në 8 orë në një pikë karburanti filmin me metrazh të shkurtër “Distanca mes nesh dhe qiellit” dhe arriti të fitonte Palmën e Artë për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër. Tani ai synon një tjetër film të kësaj natyre. Thotë se do të realizojë me ndjeshmëri një film rreth problemeve sociale të diskriminimit ndaj orientimit seksual.

 “Unë nuk vij këtu si një kineast që ka bërë një film ngacmues, si një formë të shprehuri midis komedisë së zezë dhe dramës, etj. Më ftuan këtu sepse kam fituar një çmim për këtë film, por sot do të shfaq 3 filma që kam bërë, që janë komplet të ndryshëm.  2 janë të ngjashëm, por në kontrast me njëri- tjetrin. “

Vasilis Kekatos vjen për herë të parë në Shqipëri, dhe na fton në eksperiencën e tij kinematografike dhe në një bashkëbisedim të hapur me këdo që do të jetë pjesëmarrës, mbi kreacionin dhe sfidat përkundër çdo vështirësie. Filmi do të realizohet në mjediset e vilës së Hoxhës, ku diktatori dhe familja e tij ka jetuar për 30 vite me radhë, deri në rënien e komunizmit. 

Kategori të tjera