‘Këmbë e flokë të gjata, shpartallonte rrugën’ Osman Mula rrëfen njohjen me Ledina Çelon

20 Maj 2022, 11:59

Osman Mula, mjeshtri i magjisë skenike me një karrierë 45 vjeçare ishte në “Rreze Dielli” për të  ndarë kujtime nga karriera e tij e gjatë mes regjisë, muziksës e saksofonit. Ndërsa fliste për punën e tij si zbulues i shumë këngëtarëve të njohur tashmë, ishte edhe këngëtarja Ledina Çelo, të cilën ai e zbuloi rastësisht, por kënga e saj doli më e sukseshmja ndër shumë festival e vazhdoh të këndohet edhe sot.

Atëherë kishte një të mirë sepse ne i dëgjonim këngëtarët e rinj nëpër Estrada, qoftë të ndërmarrjes, qoftë në estradën e Tiranës, Shkodrës dhe ishin këto këngëtarë që promovoheshin atje. Ledina Celo ishte në lice, ishte nxënësja Nina Mulës. Më pati thënë njëherë shihe njëherë këtë nxënësen që kam unë. Dhe unë këtë vajzë e kam parë rastësisht e ka pasur shtëpinë tek një pallatë atje tek kati I dytë, me bicikletë, goxha vajzë, këmbët e gjata, flokët e gjata kishe lezet me e pam gjyslykët e mëdhenj, e shpartallonte rrugën. Dhe thash ta shoh njëherë këtë se kjo qenka gjithë gjendje, e provova dhe mu duk edhe vajzë interesante. Jo vetëm kaq, ishte vajzë edhe tepër e edukuar, vajzë shumë e sjellshme. Ajo studionte për kanto operistike, ishte viti i parë ose I dytë I liceut. U bë kënga për të dhe po ta shohësh kënga ka dy personazhe që dialogojnë është një vajzë e brezit sot që dialogon me një djalë të brezit të vjetër.Kënga e saj është me e duatrokitura në të gjitha festivalet.