Këndi i Ekspertit/ Si kalojnë tokat në pronësi pa shpërblim te fermerët

1 Maj 2019, 09:29

Në emisionin “Këndi i Ekspertit”, në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në Rubrikën “Prona Ime” ka qenë i ftuar eksperti i çështjeve të pronave Gjergji Begaj, drejtues i Studios Ligjore “Bylis”. Eksperti ynë ka folur fillimisht për problemet që hasin qytetarët në institucionin e Hipotekës dhe të ALUIZNI-it, ose siç njihen tashmë si Kadastra e Madhe. Konkretisht Begaj ka folur për sipërfaqet që kalojnë në pronësi pa shpërblim te fermerët, neni 11, duke sqaruar se sa duhet të jetë kjo sipërfaqe dhe si përcaktohet ajo, por edhe si veprohet kur sipërfaqja e tokës nuk është e njëjtë me atë të përcaktuar në dokument. Më pas Gjergji Begaj u është përgjigjur pyetje që kanë mbërritur nga qytetarët live në Report TV.