Këndi i Ekspertit/ Si mund të hipotekohen apartamentet e pallateve pa dokumente

17 Prill 2019, 13:50

Gjergji Bega, ekspert për problematikat e pronave ka sqaruar procedurat e regjistrimit të pallateve të pahipotekuara

Në emisionin “Këndi i Ekspertit”, në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në Rubrikën “Prona Ime” ka qenë i ftuar eksperti i çështjeve të pronave Gjergji Begaj, drejtues i Studios Ligjore “Bylis”. Eksperti ynë ka folur për disa çështje të rëndësishme si për përfundimin e procedurave kalimtare të pronësisë, për trajtimin sistematik të pronësisë e për unifikimin e bazës hartografike. Më pas Gjergji Begaj u është përgjigjur pyetje që kanë mbërritur nga qytetarët live në Report TV. Ku një ndër to ishte e një qytetari që së bashku me shumë banorë të një pallati kanë problematikën e mosregjistrimit në hipotekë dhe eksperti ynë ka sqaruar se si veprohet në këto raste.