Kërcen dhe shijon muzikën me sy mbyllur, macja e veçantë ‘çmend’ rrjetin

26 Nëntor 2021, 09:00

Nga lojërat deri të mësimi i trukeve të reja, kafshët arrijnë gjithmonë të shpërndajnë buzëqeshje në internet. Së fundmi një mace ka pushtuar zemrat e shikuesve në Indi dhe jo vetëm, teka shihet duke shijuar dhe kërcyer nën ritmet e muzikës.