Kërcënoi se do të vetëvritet te oborri i vjehrri, arrest me burg për Elton Metën

22 Shtator 2020, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2020-09-22 19:24:15

FIER- Kërcënoi se do të vetëvritet te oborri i vjehrri, arrest me burg për Elton Metën. Në përfundim të seancës, avokati është shprehur se veprimet e Metës janë kryer në kushte të rënda psikologjike pasi bashkëshortja e tij kishte ikur nga shtëpia bashkëshortore dhe kishte marrë me vete vajzën 8 muajshe. "Sapo u dha masa e sigurisë. Prokuroria erdhi me kërkesën për arrest me burg. Duke pasur besim se veprimet e të arrestuarit janë kryer në kushte të rënda psikologjike, i kërkuar caktimin me afat 30 ditor, për një ekspertizë se kemi dyshime që paraqet një gjendje emocionale të paqëndryshme për shkas të një aksidenti që ka ndodhur para pak kohësh dhe ka pasur probleme në kokë, dhe ka pasur edhe veprime të tjera të dhunshme të pakuptueshme sipas familjarëve. Gruaja ka qenë molla e sherrit, situata ka agravuar për shkak të veprimeve jo të favorshme mes çiftit, ajo është larguar nga shtëpia bashkëshortore duke marrë me vete vajzën 8 muajshe. Armën e ka pasur drejt vetes, jo ndaj të tjerëve. Edhe anëtarët e familjes e kanë pranuar një gjë të tillë", tha avokati.