Kishte dalë shëtitje pranë Piramidës, ekzekutohet me silenciator nga makina Behar Sofia

25 Shkurt 2021, 10:51

Ekzekutohet në mes të Tiranës "padrino i drogës" Behar Sofia, i lidhur me 'bosin' e heroinës Abdulselam Turgut! 66- vjeçari është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës mëngjesin e sotëm dhe ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital.

Pas të shtënave ai është gjetur i shtrirë në tortuar dhe i gjakosur në fytyrë, por ndonëse është transportuar menjëherë në spital, ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur atje. Grupi hetimor ka marrë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve pranë vendit të ngjarjes. 

Viktima Behar Sofia, i njohur si 'Padrino i drogës" nuk është një emër i panjohur në botën e krimit pai del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Ndërkaq është arrestuar gjatë një operacioni të policisë turke në vitin 1998, ku u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes, mes tyre edhe Abdulselam Turgut.

Deri në këto momente ende s'ka asnjë pistë hetimi lidhur me vrasjen e tij. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Report Tv ka zbardhur skemën se si është ekzekutuar Behar Sofinë. Mësohet se 65-vjeçari ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin kur në drejtim të tij është qëlluar me dy plumba nga një pistoletë me silenciator. Atentatorët kanë qenë në lëvizje me një automjet me drejtim Rrugën e Elbasanit. Kanë qëlluar dy herë dhe janë larguar.

Një tjetër person dyshohet të ketë kontrolluar lëvizjet e 65-vjeçarit që në momentet që ka dalë nga shtëpia dhe ka lëvizur në drejtim të zonës ku ka ndodhur vrasja. Në afësi të zonës ku ekzekutimi ka ndodhur nuk ka asnjë kamera sigurie për filmimin e momentit të vrasjes, pasi nuk ka biznese në afërsi. Por policia ka sekuestruar shumë pamje të kamerave më larg vendit të ngjarjes për gjurimimin e mjetit.